75 Mall Live Search
17:04 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / MSH

Ekskluzive: Pritjes po i vjen fundi, ja kur publikohet hiti i Yll Limanit me Rita Orën

Ka disa ditë që ka qarkulluar lajmi se dyshja e famshme, Yll Limani e Rita Ora do të publikojë një duet.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kënga do të publikohet më 7 nëntor dhe pritet të bëhet një hit i madh.

Ky bashkëpunim ka ngjallur kureshtje të madhe tek fansat, të cilët tashmë janë duke pritur me padurim që të dëgjojnë këtë projekt muzikor.

Dy artistët, të njohur për stilin e tyre unik dhe për hitet e mëparshme, duket se kanë punuar intensivisht për këtë projekt dhe kanë përgatitur një surprizë të veçantë për ndjekësit e tyre.

Publikimi i këngës më 7 nëntor pritet të shënojë një moment të rëndësishëm në muzikë, duke iu dhënë fansave një projekt energjik për sezonin e fundvitit./Indeksonline/