Ekskluzive: Projektet e Deçanit/Ndërtimi në Zonën e Manastirit që penalizoi dy drejtorë dhe një inspektor komunal!

Drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Ramë Melaj, drejtori i Inspektoratit, Halil Tolaj si dhe shefi i sektorit për inspektim, Jashar Hulaj, janë tre zyrtarët e Komunës së Deçanit që së shpejti do të përballen me drejtësinë.
Atyre i është ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndaj tyre rëndon akuza për leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin si dhe mos inspektim të ndërtimeve pa leje.
Indeksonline ka siguruar në detaje rastet për të cilat akuzohen Tolaj, Hulajdhe Melaj. Bëhet fjalë për involvimin e tyre në projektet, që sipas Prokurorisë, janë realizuar në zonën e mbrojtjes, 24 hektarëshin e Manastirit të Deçanit.
“Projekti Via Ferrata”, rruga “Deçan Plavë”, shetitorja e Grykës së Deçanit”, “Shtrati i Lumbardhit të Deçanit”, janë projektet që quan në ngritjen e aktakuzës ndaj tyre.
Sipas organeve të drejtësisë, i pandehuri, Ramë Melaj, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Deçanit, në katër raste të ndara, duke tejkaluar kompetencat e tij sipas detyrës zyrtare, ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjet përkatëse, që sipas aktakuzës, ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’”.
“Ndërsa, të pandehurit, Halil Tolaj, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit në komunën e Deçanit dhe i pandehuri, Jashar Hulaj, si person zyrtar në pozitën e shefit të sektorit për inspektim në këtë komunën, nuk ndërmarrin veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tyre ligjore, duke lejuar mbindërtimin e tri kateve të një objekti, me ç’rast kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se gjitha akuzat lidhen direkt për ndërtime te komunës si institucion në bashkëpunim me Qeverinë, por qe prekin zonën e mbrojtur, në të cilin pretendon Manastiri që janë zona të tyre (sipas vendimit te Gjykatës Kushtetuese)
Zyrtarë të Komunë së Deçanit, që nuk deshën t’i përmendet emri, thonë se tre zyrtarët në fjalë janë plotësisht te pafajshëm dhe se veprimet e tyre janë bërë në favor të zhvillimit të Komunës së Deçanit.
Bashkangjitur gjeni edhe fotografitë e projekteve për të cilat këta zyrtarë kanë lejuar ndërtimin e tyre, e qe sipas fotove janë projekte zhvillimore e strategjike për zhvillimin e komunës së Deçanit!/Indeksonline/Alban Muhaxheri/
Projekti “VIA FERRATA”



Projekti i rruges “DEÇAN- PLAVË”






Projekti; SHETITORJA GRYKËS SË DEÇANIT




Projekti “Shtrati i Lumbardhit të Deçanit”



Projekti; “SHPIJA BJESHKATARE”

Projekti; “ELEKTROFIKIMI I BJESHKËVE”

Fshati turistik “BELLE”
