75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 04 Qershor 2021 / Blerim

Ekskluzive/ Promotori i Markut: Kundër boksierëve britanikë do të luftojmë vetëm në Shqipëri, gjyqtarët janë kundër nesh!

Boksieri i madh shqiptar, Florian Marku (28-vjeçar) shumë shpejtë pritet ta zyrtarizoj datën dhe kundërshtarin e radhës.

Gjatë një bisede ekskluzive për IndeksOnline, promotori i Markut, Sam Jones insistoi ta tregonte kundërshtarin e radhës, por tha se ai s’do të jetë nga Britania.

Madje ai tha se nëse do të ndodhë një luftë mes boksierit shqiptar dhe ndonjë luftëtari nga Britania, atëherë ajo do të ndodhë vetëm në Shqipëri. Kjo për shkak të gjyqtarëve!

“Michael McKinson? Jo, profili i tij është shumë i vogël për Florian Markun. Herën tjetër nëse luftojmë me një boksier britanik, do të ndodhë vetëm në Shqipëri. Gjyqtarët nuk janë në anën tonë”, ka thënë për IndeksOnline Sam Jones

Marku së fundi u rrah me Rylan Charlton, të cilin e mposhti me nokaut – madje bëri ekipin e kundërshtarëve ta hidhte peshqirin në ring.

Para luftës me Charlton, boksieri shqiptar u dëmtua nga gjyqtarët, pasi meçin kundër Jamie Stewart e cilësuan si të barabartë.

Gjatë karrierës profesionale të Florian Markut në boks, ai ka bërë 9 luftëra – ku ka fituar 8 (6 me nokaut) dhe ka barazuar në një meç./IndeksOnline/