20:13 / E Diele, 24 Shtator 2023 / k.v

Ekskluzive: Publikohen pamjet e xhipave e motorëve që policia i konfiskoi në veri (Foto)

IndeksOnline ka publikuar pak qaste më parë informacionin se Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 20 automjete të mbushura me armatim të llojeve të ndryshme e që i përkasin grupit që kreu sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Tani në redaksinë e IndeksOnline kanë arritur pamjet e automjeteve dhe motorëve që janë përdorur nga grupi terrorist mëngjesin e sotëm në veri.

Veturat tashmë janë në duar të Policisë së Kosovës dhe të njëjtat do të tërhiqen për egzaminim e hetime të mëtejme./IndeksOnline/