75 Mall Live Search
20:41 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Reagon Prishtina pas lajmit që ka marrë 38,000 euro nga FFK-ja

KF Llapi ka lëshuar akuza të rënda ndaj Federatës dhe kryetarit të saj Agim Ademi, duke thënë se Ademi ia ka dhënë klubit të Prishtinës 38,000 mijë euro premi para derbit.

IndeksOnline kontaktoi me drejtorin financiar të Prishtinës, Sokol Krasniqi, për ta pyetur rreth kësaj cështje.

Ai mohoi kategorisht këtë duke thënë se “është absolutisht e pavërtetë”. Krasniqi nuk prononcoi më shumë pasiqë momentalisht ndodhet jashtë vendit, ndërkohë nga FFK kanë thënë se do të dalin me komunikatë. /IndeksOnline/