75 Mall Live Search
20:43 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Reagon trajneri i Fushë Kosovës pas dyshimeve për kurdisje

Trajneri i Fushë Kosovës, Qëndrim Kida ka reaguar pas shkrimeve se ndeshja Trepça – Fushë Kosova që përfundoi me fitoren e mitrovicasve 2-1 mund të ketë qenë e trukuar.

Në një intervistë për Indeksonline, ai ka thënë se Fushë Kosova nuk është në pozitë që të bëj matematika të tilla.

“Po më duket e pakuptimtë sepse ne kemi nevojë për pikë dhe nuk vjen në shprehje që të lëshohet ndeshja.

Unë për vete nuk kam lidhje me bastore se nuk kam lu kurrë. Jam trajner i ri që du me bo punën time mirë për me i arritë synimet.

Fushë Kosova nuk është në pozitë për të bërë matematika. Duhet me pas kujdesë portalet kur shkrujnë për gjëra të tilla sepse neve po na shtohet presioni” deklaroi Kida.

Fushë Kosova pas humbjes nga Trepça, renditet e 14-ta në tabelë me 14 pikë, vetëm 3 pikë më tepër se Vllaznia e Pozheranit që është vendin e 15-të që dërgon në Ligën e Dytë.