75 Mall Live Search
10:20 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Rikthehet “dashnia e vjetër”, Pacolli në kafe me Mimoza Kusarin

Indeksonline ka raportuar mbrëmë se Mimoza Kusari po kërkon bashkimin me ekipin negociator. Një gjë e tillë duket më bindëse në mëngjesin e sotëm.

Kryetarja e Alternativës për Kosovën, Kusari-Lila ka patur një takim të mëngjesit me zëvëndëskryeministrin Pacolli, shkruan Indeksonline.

Kafeja e mëngjesit i bëri bashkë dy ish-partiakët në një nga lokalet te rruga B në Mat 1.

Kujtojmë se dy protagonistët pas ndarjes në AKR kishin thumbime e kritika ndaj njëri tjetrit pasi që ndarja nuk ishte fort miqësore.

Mbetet të shihet nëse Mimi mund t’i jetë afruar ekipit negociator pas këtij takimi./Indeksonline/