14:01 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Rusi dështon keq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një gjerman fiton bindshëm

Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Pika kryesore e takimit ka qenë caktimi i raportuesit për Kosovën.

Në garë kanë qenë dy kandidatë, rusi Aleksey Kondratyev dhe përfaqësuesi nga Gjermania, Peter Beyer.

Indeksonline mëson se sapo ka përfunduar votimi dhe se përfaqësuesi gjerman ka fituar bindshëm. Bayer ka marrë 32 vota, ndërsa rusi Kondratyev vetëm 6.

Beyeri është anëtar i lartë i CDU-së, ndërsa rusi Kondratyev ka qenë anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) deri në vitin 2010, ndërkohë ka qenë në Kosovë në periudhën 1999-2001 si pjesë e shërbimit ushtarak rus.

Ky është lajm i mirë për Kosovën, duke ndalur një skandal të mundshëm në rast të emërimit të rusit si raportues për Kosovën./Indeksonline/