14:46 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Sadiku e refuzoi Shqipërinë për Kosovën, por veshja e fanellës së “Dardanëve” do t’i mbetet ëndërr e pa realizuar

Loret Sadiku në fund të vitit të kaluar refuzoi ftesën e trajnerit të Shqipërisë, Christian Panucci. Ai dëshiron që të veshë vetëm fanellën e Kosovës.

Por, sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë ëndërr e parealizuar për mesfushorin e Kasimpashës, edhe pse presidenti i FFK-së, Agim Ademi deklaroi se Sadiku ka angazhuar avokat për të zgjidhur këtë çështje.

Burime të Indekonline brenda FIFA-së bëjnë të ditur që Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe Loret Sadiku i kanë kërkuar FIFA-së në vitin 2013 ndryshimin e kombëtares, dhe kjo kërkesë ishte miratuar nga Komiteti i gjyqtarëve për statusin e futbollistëve më 15 tetor 2013.

Kjo do të thotë se Sadiku nuk ka të drejtë të bëjë kërkesë tjetër për ndryshim të kombëtares. /Indeksonline/