75 Mall Live Search
14:57 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Ekskluzive/ Samir Shaptahoviç plason “bombën”, paralajmëron blerjen e një klubi të basketbollit

Samir Shaptahoviç është pa dyshim një nga basketbollistët më të mirë në histori të basketbollit kosovar.

Ka kohë që ai është pensionuar nga basketbollit, por ai pritet të rikthehet përsëri, por jo si basketbollist.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ai ka paralajmëruar se do të blej një klub të basketbollit shumë shpejtë.

Shaptahu në intervistë fillimisht tregoj se kë e sheh si favorit që ta fitoj Superligën e Kosovës në basketboll.

“Definitivisht me transferimin e Ivan Koljevic Trepça është favoriti kryesor. Vetëm shtrohet pyetja në çfarë forme është. Nëse Koljevic është 100% i pregatitur që tash mund të ja uroj Trepçës titullin”, u shprehë ai.

Tutje, legjenda e basketbollit është i dëshpëruar me ish-skuadrën e tij, KB Peja.

“Jam pak i dëshpëruar me Pejën e cila në fillim ka qenë pretendent kryesor. Por problemet brenda klubit nuk ka të ndalur. Por shumë shpejtë do të rregullohet edhe kjo. Me plot arsyje po e them këtë gjë. Është koha për ndryshime drastike brenda dhe jashtë klubit. Do të shihemi në verë”, tha Shaptahoviç.

Në vazhdim, ai foli për gjendjen e KB Prishtinës, ku u shprehë se pret që ata të këndellen.

“Nuk vjen në shprehje që Prishtina mundet të bie nga liga ose te luaj barazh. Prishtina ka kapacitet të del nga kjo situatë dhe shumë shpejtë do të këndellet. U pa edhe në Kupën e Kosovës”, tha ai.

Tutje, legjenda e basketbollit pati disa fjalë edhe për Kombëtaren e Kosovës në basketboll që nuk është duke kaluar në formë aspak të mirë.

“Une nuk kam pas problem me thanë atë çka e mendoj. S’kam koment! Unë kam menduar që janë lojë miqësore, se kjo nuk ka lidhje me kualifikime. Nuk ja vlen të flas për ata njerëz”, shtoi ai.

Pastaj, legjenda e basketbollit shtoi se shumë shpejtë do të rikthehet në basketboll, por jo si basketbollist.

“Të ju them të drejtën po mendoj të blej një klubi. Shumë shpejtë do të merrni vesh”, tha ai.

Në fund krejt, ai tha se Dardan Berisha dhe Ivan Koljevic janë dy basketbollistët më të mirë në Kosovë aktualisht./Indeksonline/