Ekskluzive: Së shpejti fillon seriali i ri vendor, dalin detajet
Së shpejti në njërin nga televizionet shqiptare do të shfaqet një serial i ri, me një tematikë shumë interesante.
I kontaktuar nga Indeksonline, producenti i këtij seriali ka treguar për ngjarjet interesante që do të zhvillohen në këtë serial.
Seriali i ri “Mobi Shop Tu’Moni”, ka të bëjë me një ngjarje që do të zhvillohet në një mobishop, ku shiten dhe rregullohen telefonat.
Pronarë janë dy vëllëzër, Moni dhe Nagipi.
E gjithe seriali bazohet në rregullimin e telefonëve, ku pritet që blerës të jenë ministra të ndryshëm, ku pastaj dalin në pah edhe tenderët për blerjen e telefonëve të rinjë, biznismen të ndryshëm që do të krijojnë një ngjarje mjaft komike dhe interesante.
Seriali pritet të shfaqet në fund të Dhjetorit, ose në fillim të Janarit në njërin nga televizionet në Kosovë. /Indeksonline/
