75 Mall Live Search
11:00 / E Diele, 09 Maj 2021 / OSH

Ekskluzive:Persona të panjohur në Veri shkrepin plumba në drejtim të atletëve kosovarë, pjesë e grupit ishte edhe Donika Kadaj-Bujupi

Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga persona të panjohur në veri.

Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës.

Indeksonline mëson se disa persona kanë shkrepur plumba në drejtim të atletëve kosovarë.

Kjo ngjarje e klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar që 5 ditë.  Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi.

Në lidhje me këtë rast Indeksonline do ju mbaj të informuar.