20:10 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ekskluzive: Serbia heqë fletëarrestin për Ramush Haradinajn dhe këta persona

Lista prej 22 personave që kërkoheshin nga Interpoli me kërkesë të Serbisë është reduktuar. Burime të Indeksonline mësojnë se nga lista është hequr edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Madje i njëjti i prinë listës së emrave të hequr nga kërkimi në Interpol.

Pas ndalimit të Haradinajt në Francë muaj më parë, Policia e Kosovës, pas kërkesës së Qeverisë, ka kërkuar nga Interpoli t’i dijë emrat e kosovarëve që kërkohen nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë.

Në listë shihet edhe emri i ish deputetit, Shukri Buja. Indeksonline e ka siguruar këtë listë e cila përbëhet nga këta 18 emra. /Indeksonline/