Ekskluzive: Shefi i Prokurimit në QKUK arrestohet pas sulmit ndaj policëve në Dardani
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen Dardania të Prishtinës, ku një person i armatosur ka sulmuar dhe kanosur zyrtarë policorë gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje.
Sipas burimeve të Indeksonline, personi i arrestuar është Zenel Kuqi (51 vjeçar) i cili aktualisht mban pozitën e shefit të Prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Gjatë intervenimit të njësisë policore, Kuqi dyshohet se është përballur me armë në dorë, duke refuzuar të dorëzohet dhe të zbatojë urdhrat e policisë.
Pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe në koordinim me Prokurorin Kujdestar, ndaj tij është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

