15:52 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Shkeljet e rënda të sekretarit të MI-së, Betim Reçica – Largime nga puna, shantazhe, kërcënime…!

Që nga emërimi i Betim Reçicës, me propozim të ish- ministrit Pal Lekaj, si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, sekretari Reçica kishte filluar një fushatë hakmarrëse dhe spastrimi brenda Ministrisë së Infrastrukturës.

Koordinatori për të drejtat e njeriut, brenda Ministrisë së Infrastrukturës,  Mirdit Emini kishte evidentuar një varg shkeljesh nga ana e sekretarit të ministrisë Betim Reçica.

Indeksonline ka siguruar një komunikim të brendshëm brenda Ministrisë mes koordinatorit për të drejtat e njeriut Mirdit Emini dhe ish-ministrit Pal Lekaj.

Largime dhe pezullime nga puna, shantazhe, kërcënime ndaj stafit të administratës, punësime dhe avancime të kundërligjshme si dhe shpërblime të kundërligjshme për të dëgjueshmit dhe bashkëpunëtorët e tij duke shkelur haptazi procedurat ligjore sekretari Betim Reçica, janë disa nga shkeljet që i ka evidentuar Emini.

Të gjitha këto shkelje Mirdit Emini ja kishte radhitur ish-ministrit, Pal Lekaj në një letër që i ka dërguar më 29 nëntor të vitit të kaluar. 

Ai në këtë letër ia kishte numëruar një nga një shkeljet që i kishte bërë sekretari Reçica gjatë punës së tij në Ministri.

“Ditën e parë të punës sekretari Reçica në mënyrë arbitrare e ka larguar nga puna drejtorin e prokurimit Nexhat Krasniqin. Zoti ministër ua kujtoj se pikërisht ju keni qenë që e keni kthy në punë z.Krasniqi.

Në skemën e keqpërdorimeve të sekretarit të përgjithshëm, Betim Reçica, janë prezente edhe avancimet dhe punësimet e kundërligjshme. Me të marrë detyrën, sekretari Reçica vartësin e vet, Zymer Abdullahu, e emëron shef të kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, pozitë e cila nuk është paraparë në kategorinë e pozitave shtetërore. Emërimi është bërë njëanshëm dhe pa konkurs dhe procedura të tjera të parapara për avancim.

Në pozitën e udhëheqësit të divizionit për integrimeve evropiane emërohet Arbër Zhitia, nga pozita asistent administrative. Kurse, pa asnjë arsyetim anulohet konkurset për avancim të cilat kanë qenë të shpallura.

Sekretari i përgjithshëm pa i përfillur procedura transferon në pozitën drejtorin e prokurorimit.

Reçica emëron Bedri Shabanin nga pozita asistent administrative në pozitën drejtor i Departamentit për Patentë Shofer.

Më vonë në këtë pozitë emërohet Besim Tahiri, i cili ka aktakuzë të konfirmuar dhe ndaj të njëjtit janë duke u zhvilluar seanca gjyqësore. “

Këto janë vetëm disa nga shkeljet që i ka evidentuar Koordinatori për të drejtat e njeriut pranë ministrisë së infrastrukturës në letrën që ja ka drejtuar ministrit Lekaj.

Në letër figurojnë edhe emrat e shumë personave të punësuar dhe avancuar pa konkurs si dhe degradime nga pozitat udhëheqëse të disa personave në shenjë hakmarrje dhe shantazhi më poshtë e keni letrën e plotë të Koordinatorit për të drejtat e njeriut Mirdit Emini drejtuar ish-Ministrit Lekaj.

Më 13 dhjetor ish-ministri Lekaj i kishte kthyer përgjigje Mirdit Eminit.

Në atë letër ai kishte ironizuar me z.Emini duke i thënë “Që në fillim më duhet të potencoj faktin që adresimi i letrës për të shprehur shqetësimet tregon fuqishëm besimin tek autoriteti I ministrisë për të mbrojtur interesin publik edhe në këtë periudhë kur mandati i qeverisë dhe i imi si ministër është në fazën tranzitore.”

Megjithë shkeljet që kishte evidentuar Mirdit Emini në letrën e tij, z.Lekaj nuk i ishte përgjigjur konkretisht për rastet ai ishte arsyetuar duke u thirrur në auditimin e brendshëm që i është bërë ministrisë nga ana e Auditorit dhe se nuk ka gjetur shkelje të tilla.

Më poshtë mund të lexoni letrën e ish ministrit Pal Lekaj drejtuar koordinatorit të të drejtave të njeriut z.Mirdit Emini.