75 Mall Live Search
14:00 / E Premte, 13 Tetor 2023 / A. M.

Ekskluzive: Si u kërcënua kryetari i Shtërpcës për një vend pune, ky është i dyshuari i nacionalitet serb

Një person i nacionalitet serb ka kërcënuar me jetë kryetarin e Shtërpcës, Dalibor Jevtiqin.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Lazar Milenkovic, i dyshuar e kërcënoi Jevtiqin lidhur me një aplikim pune.

Pas këtij kërcënimi, numri një i Shtërpcës ka lajmëruar rastin në organet e rendit.

Ai ka deklaruar se i dyshuari kishte lëvizur me veturë në afërsi të shtëpisë së tij dhe të njëjtin e kishte kërcënuar me fjalë.

Policia e Kosovës ka identifikuar personin në fjalë dhe rasti është duke u hetuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, pas denoncimit të një rasti ku viktimë është kryetari i një komune, rastin e ka cilësuar ‘Kanosje’. /Indeksonline/