Ekskluzive: Skuadrat e Zvicrës po e kërkojnë yllin e Superligës së Kosovës

Nënkampionët e Kosovës, Gjilani në sezonin e ardhshëm mund të mos llogarisin në shërbimet e futbollistit, Keita Aziz.
Në një prononcim për Indeksonline, drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli ka thënë se disa skuadra nga Zvicra janë interesuar për shërbimet e tij.

“Po ka disa iniciativa dhe interesim nga disa klube në Zvicër. Menaxheri i lojtarëve është në kontakte me disa klube. Po presim zhvillime”, u shprehë ai.
Keita Aziz ishte një nga futbollistët kryesor sezonin e kaluar te Gjilani por edhe në Superligë./Indeksonline/