Ekskluzive: Skuadrat kosovare nuk i pranojnë ndryshimet, nuk do të luajnë në Ligën e tretë
Federata e Futbollit të Kosovës ka paraparë që këtë sezon të shtohen edhe dy liga të tjera të futbollit të sinorëve.
Më parë Liga e dytë ka qenë e ndarë në dy grupe, ku skuadrat kanë qenë të ndarë në bazë të regjioneve (Dukagjini dhe Kosovës).
Nga ky sezon, Liga e dytë do të jetë unike derisa do të shtohen edhe dy liga të treta.
Skuadrat që sezonin e kaluar kanë përfunduar në shtatë vendet e para nga dy grupet e Ligës së dytë do të bëhen bashkë në Ligën e dytë ndërsa ato më poshtë dhe skuadrat e sapoformuara do të bien në Ligën e tretë.
Indeksonline mëson se skuadrat nga regjioni i Dukagjinit nuk po pranojnë ndryshimet sa që janë të gatshëm të mos luajnë në Ligën e tretë.
Skuadrat nga Prizreni, Peja, Gjakova, Deçani, Suhareka, Malisheva dhe Dragashi janë mbledhur për të diskutuar mundësinë që të mos paraqiten në gara pasi që janë të pakënaqur me ndryshimin.
Në ditët e ardhshme pritet që përfaqësues të këtyre skuadrave të dalin me një vendim njëzëri. /IndeksOnline/