75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Skuadrat kosovare pas mbrojtësit shqiptar që luan në Maqedoninë e Veriut, Alpaj Jusuf

Mbrojtësi shqiptar që luan në skuadrën e Sileksit në Maqedoninë e Veriut, Alpaj Jusuf do të largohet në merkaton verore nga ky ekip.

Në mediat maqedonase u raportua që disa skuadra kosovare kanë filluar të interesohen për të.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline vet lojtari që ka ekipe nga Kosova që janë interesuar për të, por duke mos e cekur se cilat janë skuadrat.

“Unë nuk kam ra dakord për stafin e Sileksit dhe erdhi koha të ndahemi miqësisht.  Sileksi ka vend shumë të mirë në zemrën time se aty fillova karrierën time si profesionist”, tha ai fillimisht.

“Po ka ekipe nga Kosova, po tash për tash janë sekret të menaxherit tim edhe unë nuk kam informacione te duhura”, u shprehë futbollisti, Alpaj Jusuf./Indeksonline/

No photo description available.