23:00 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / MSH

Ekskluzive: Sokol Halili posedonte pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe pistoletë me gas

Ditën e djeshme, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, 35 vjeçarja Hamide Magashi bëri hapat e fundit të saj.

Ajo u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili privoi nga jeta si Hamiden, ashtu edhe foshnjën e palindur të saj.

Megjithatë, se Magashi nuk ishte e sigurt në prani të Halilit, autoritetet e sigurisë tashmë ishin në dijeni.

Pikërisht në korrik të këtij viti, Hamide Magashi kishte raportuar në polici se bashkëshorti i saj, Sokoli, e kishte kërcenuar atë me armë.

Indeksonline raporton se në bastisjen e shtëpisë se të dyshuarit aso kohe, policia kishte gjetur dy armë: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me gas.

Armë së parë të Sokolit i kishte skaduar leja e përdorimit.

Ndërkaq, ky i fundit ishte liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, Sokol Halili është duke u kërkuar nga policia për vrasjen e gruas së tij./Indeksonline/