19:13 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Tayna me projekt të ri muzikor, zbulohen detaje nga ‘bomba’ e radhës

Doruntina Shala e njohur për publikun si Tayna është një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptarë, shkruan Indeksonline.

Ajo me projektin e fundit muzikorë ‘Caliente’ është pritur shumë mirë, kënga ishte e shoqëruar me një klip mjaft interesant dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut.

E kjo verë si duket do të jetë e ‘nxehtë’ për këngëtaren Tayna, pasiqë ajo pritet të lansojë edhe një projekt të ri muzikorë shumë shpejt.

I kontaktuar nga Indeksonline, menaxheri i këngëtares Rinor Hykolli është shprehur se në gjysmën e parë të muajit korrik, saktësisht deri me 10 korrik pritet që sipas gjitha gjasave të lansohet projekti i radhës nga Tayna.

Ai ndër të tjera për Indeksonline ka zbuluar se ajo do të vijë me një bashkëpunim, i cili me gjasë do të jetë një hiti i radhës. /Indeksonline/