75 Mall Live Search
18:33 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / Blerim

EKSKLUZIVE: Të gjithë futbollistët e Kosovës dalin negativ në testin për Covid-19

Para nisjes për në Ljublanë, futbollistët e Kosovës janë testuar për Covid-19, kur të gjithë kanë rezultuar negativ.

Përkundër që trajneri, Challandes doli pozitiv edhe në testin e dytë, tek “Dardanët” nuk ka të infektuar dhe janë të gatshëm, që nesër të nisën në ora 10:00 për në Slloveni, shkruan IndeksOnline

Pra, burimet e IndeksOnline bëjnë me dije se i gjithë stafi janë negativ, dhe se udhëtimi drejtë Sllovenisë do të realizohet nesër./IndeksOnline/