75 Mall Live Search
21:10 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Thaçi dhe Vuçiq takohen këtë të premte

Në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Parisit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mësohet nga burime ndërkombëtare.

Takimi i presidentëve, me ndërmjetësim të BE-së, do të mbahet në kuadër të konferencës GlobSec, që do të mbahet në Bratislavë të Sllovakisë.

Thaçi dhe Vuçiq do të flasin në konferencë për gjasat e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse, paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Më 1 korrik, në Paris pritet të mbahet takimi i thirrur nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këto ditë janë duke u zhvilluar edhe përgatitjet për Samitin e Parisit. /Indeksonline/