75 Mall Live Search
15:24 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Thaçi lëshon pe, dy anëtarët e ri që do dekretohen janë nga LDK-ja

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi këtë të enjte do të emërojë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy të dekretuarit këtë të enjte do të jenë anëtarë të LDK-së.

Thaçi i ka ftuar dy të propozuarit e LDK-së për të dhënë betimin në dekretim.

Dy anëtarët e LDK-së të propozuar për dekretim janë Florian Dushi e Sami Hamiti.

Ndryshe, plani i presidentit Thaçi ishte emërimi i vetëm një antëari në KQZ nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Indeksonline/