75 Mall Live Search
11:16 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Thaçi në aksion, u dërgon ftesa partive për anëtarë të ri të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shumë shpejtë do ta ketë përbërjen e re të saj, pas zgjedhjeve të reja të mbajtur në tetor të vitit të kaluar.

Indeksonline mëson se presidenti i Republikës, Hashim Thaçi u ka dërguar ftesa partive politike për t’i propozuar anëtarët e ri të KQZ-së.

Ky veprim i Thaçit është mbështetur në Ligjin e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Kësisoj, ai është bazuar konkretisht në Ligjin për mandate dhe emërime të anëtarëve të KQZ-së.

Afati që partitë politike t’ia dërgojnë emrat është 27 janari, kjo duke u mbështetur në ligjet përkatëse.

“Mandati i anëtarëve të KQZ-së nis jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend”, specifikohet në Ligjin e zgjedhjeve”.

Ndërsa, Indeksonline mëson se përbërja e re do të ketë 90% ndryshime pasi disa prej anëtarëve s’kanë mundësi të jenë në mandatin e tretë.

“Sikurse është rasti me anëtarët nga VV, PDK, KDTP… ata i kane përfunduar nga 3 mandate”, thotë ky burim.

Përbërja e re në KQZ do të jetë:

Vetëvendosje 2

LDK – 1

PDK – 1

AAK – 1

NISMA – 1

MINORITETET – 4

Kryetarja KQZ – 1

Gjithsej, 11 anëtarë.