Ekskluzive: Trimror Selimi lojtari i parë që largohet nga Llapi

Fubollisti Trimror Selimi dhe klubi i Llapit do të ndajnë rrugët.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se ndeshja e sotme ndaj Lirisë, do të jetë e fundit për sulmuesin nën fanellat bardhë e kaltër.
Selimi kishe kontratë edhe për një vit me Llapin mirëpo, me marrëveshje të dyanshme vendosën ta ndërprejnë bashkëpunimin.
23 vjeçari luajti për ekipin e qytetit të tij për dy vite. /IndeksOnline/