75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Ekskluzive: Trupi i personit të pajetë në Prishtinë, ka shenja dhune

Një person është gjetur i djegur në një shtëpi në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Mbrëmë rreth orës 09-00, policia ka marrë një informacion për zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokolari”.

Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Në vendin e ngjarjes është gjetur trupi i viktimës, që dyshohet të jetë refugjat.

Burimet e Indeksonline mësojnë se viktima ka shenja dhune në trup.

Burimet e afërta me ekipet mjekësore kanë thënë për Indeksonline se bazuar në dyshimet e para, viktima mund të ketë pësuar lëndime trupore para se të digjej shtëpia.

Banorët kanë thënë për Indeksonline se brenda shtëpisë janë dëgjuar zhurma të mëdha. Ekipi mjekoligjor po merret me rastin dhe shpejt pritet të dalë me raportin fillestar./Indeksonline/