75 Mall Live Search
09:04 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: U dënua për 6 muaj nga FFK-ja, Agim Cana jep dorëheqje nga posti i presidentit te Vëllaznimi

Presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana ka vendosur që të jap dorëheqje nga posti.

Kreu i skuadrës gjakovare u denua javën e kaluar nga Federata e Futbollit të Kosovës me 6 muaj mos ushtrim të detyrës pas deklaratave të tij në zhveshtoret e këtij klubi, ku akuzonte se ndeshja ‘Trepça ’89 – Vëllaznimi’ ishte trukuar.

Burime të Indeksonline brenda Vëllaznimit bëjnë të ditur që së bashku me Canën do të dorëhiqet një pjesë e madhe e kryesisë aktuale.

Cana u emërua president i ‘kuq e zinjëve’ në janar të vitit 2018 dhe sivjet synimi kryesor  i tij ishte  kthimi i Vëllaznimit në Superligë.

Por gjakovarët nuk arritën objektivin pasi humbën 4-2 në ndeshjen vendimtare të barazhit kundër Trepçës 89. /Indeksonline/