11:51 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: UEFA tregon se kur do të vendoset flamuri i Kosovës në kupë

Flamuri i Kosovës është i vetmi nga flamujt që mungon në Kupën e UEFA-s. Për këtë, Indeksonline ka kontaktuar shtëpinë më të madhe të futbollit evropian.

UEFA ka treguar ekskluzvisisht për ne se flamuri i Kosovës do të vendoset muajin e ardhshëm.

Tre vite pas pranimit në UEFA e FIFA, flamuri i Kosovës vazhdon të mungojë në kupë, por që pritjes si duket i ka ardhur fundi. /Indeksonline/