75 Mall Live Search
14:42 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / A. A

Ekskluzive: Ujkani del pozitiv me Covid-19

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka dalë pozitiv me Covid-19. Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që portieri i Torinos mungoi të dielën kundër Interit pasi që është futur në izolim, megjithatë gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë.

32 vjeçari është bërë lojtari i 3-të që infektohet me koronavirus vetëm në javën e fundit.

Në ditën e ndeshjes kundër Shqipërisë, trajneri Bernard Challandes rezultoi pozitiv në test pastaj mungoi në 3 ndeshje.

Pas tij u infektuan Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda.

Nëse gjërat shkojnë mirë për Ujkanin, ai mund të rikthehet për derbin kundër Juventusin më 5 dhjetor.

/Indeksonline/