75 Mall Live Search
12:32 / E Enjte, 02 Janar 2025 / AR

Ekskluzive/ Vedat Bajrami nga skenat vendore në suksesin ndërkombëtar – Rrëfimi i një karriere 24-vjeçare në komedi

Vedat Bajrami, një nga emrat më të njohur të humorit shqiptar, ka ndarë detaje ekskluzive për Indeksonline për karrierën e tij 24-vjeçare, frymëzimin pas skenave, dhe sfidat e një artisti në Kosovë.

Bajrami përshkruan momentet më të paharrueshme të karrierës, duke përfshirë performancat në KTV, RTK, dhe debutimin në skenën e Portokallisë në Shqipëri.

Duke folur për suksesin e fundit me serialin “Te Berberi” në Zvicër, i cili transmetohet në televizionin SRF, ai thekson përpjekjet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar që e kanë vendosur atë në një treg evropian të komedisë. “Ishte një punë e gjatë dhe e vështirë, por pritja e publikut ka qenë mahnitëse,” thotë Bajrami, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e diasporës shqiptare.

Në intervistën e dhënë për Indeksonline, Bajrami diskuton edhe për sfidat e tregut të vogël të humorit në Kosovë, ndikimin e humorit në marrëdhëniet personale, dhe filozofinë e tij për të mos përdorur kurrë situata të ndjeshme, si ato që lidhen me aftësitë e kufizuara, si burim komedie.

Me projekte të reja në horizont, përfshirë sezonin e dytë të serialit në Zvicër, dhe pasionin për të sjellë humor cilësor përmes platformave digjitale, Vedat Bajrami mbetet një ikonë e komedisë shqiptare dhe një model frymëzimi për artistët e rinj.

Më poshtë keni intervistën e plotë:

1.Humori juaj shpesh është i bazuar në situata nga jeta e përditshme. Si e gjeni frymëzimin për materialet tuaja komike?

1.Komedia është zhanri me i vështirë por kjo është edhe një dhunti nga Zot, këtë punë e bëj që 24 vjet dhe falënderoj publikun qe me jepi dashuri dhe përkrahje gjithë këto vite dhe s’do t’i zhgënjej asnjëherë.

2.Cila ka qenë performanca juaj më e paharrueshme dhe pse?

2. Ka pas shumë performanca ne karrierën time shumë sakrifica shumë momente te veçanta ,por dua te theksoj te veçanta fillimi e karrierës ne TV, KTV dhe RTK pjesëmarrja ne Shqipëri për herë të parë ne Portokalli ,emisioni ne kohen e pandemisë ne Klan Kosova dhe tash seriali me i ri ne treg evropian ne Zvicër te Berberi dhe ndodh për herë të parë ne histori ne një TV shtetëror zviceran .

3.Si e keni nisur karrierën tuaj si humorist dhe kush ka qenë mbështetësi juaj më i madh në fillim?

3.Pasi përfundova Akademinë e arteve dega e aktrimit isha ne kërkim te ideve dhe punës nuk diskutohet përkrahja e familjes miqve e shokëve profesorit tim Enver Petrovci dhe dyert u hapen ne TV KTV për herë të parë pas luftës dhe ne liri.

4.A ka ndonjë temë apo situatë që nuk e përdorni kurrë si burim humori?

4. Kemi bere shumë tema kemi prekur shumë tematika pothuajse gjithçka çka na preokupon ne jetën tone dhe kemi qen zëri i fuqishëm dhe kritik ne Kosove e me gjere ne te gjithë boten shqiptare ,humori është i holle dhe  duhet te kesh mençuri e kreativitet për ta paraqitur. Vetëm situata te cilat nuk duhet te luaj asnjë aktore janë apo te bej humor me ta janë njerëzit me aftësi te kufizuar apo njerëzit me te meta te tyre nga natyra e lindjes me ksi lloj gjerash nuk kemi bere asnjëherë humor.

5.Cilat janë sfidat më të mëdha që përballeni si një artist?

5. Te jesh aktor në Kosovë nuk është e lehtë është treg i vogël por edhe tek aktorët ka sfida dhe shumë sakrifica duke filllu nga ekonomia familja rrethi shoqëria dhe telashet për një jete me te mire shpresoj te vin dite te mira për te gjithë.

6.Si e shihni evoluimin e humorit në Kosovë dhe Shqipëri në vitet e fundit?

6.Humori është temë ma e rende sepse përfaqëson një tradite një mentalitet një origjinalitet edhe pse kemi shumë dallim ne humorin mes Kosovës dhe Shqipërisë është normale sepse dy vendet shqiptare u rritem me mentalitete te ndryshme  por kemi pas shumë bashkëpunime me Shqipëri sidomos ne Portokalli qe janë kujtime te bukura dhe te veçanta.

7.Kush janë disa nga komedianët që ju kanë frymëzuar më shumë gjatë karrierës suaj?

7. Ta them te drejtën unë jam rrit si gjeneratë e paraluftës jam frymëzu nga aktoret e mëdhenj shqiptar si Bekim Fehmiu, Abdurrahman Shala, Faruk Begolli, Xhevat Qena e shumë te tjerë. Komedia është zhanri me i vështirë ne botë.

8.A ka ndonjë moment kur humori juaj ka hasur në keqkuptime? Si e keni përballuar?

8. Ka raste kur artisti prodhon një teme përmes humorit dhe prek një problem dhe ka njerëz qe janë euforik apo emocional dhe pa e përtypur mirë humorin i japin kahje tjetër dhe e keqkuptojnë nuk është e lehte por pastaj njerëzit e njëjtë kanë kërkuar falje për mesazhin e dhënë apo nuk janë pajtuar është çështje e tyre se si e shohin.

9.Çfarë mendoni për përdorimin e platformave si YouTube apo TikTok për të ndarë humorin me publikun?

9. Po yotube një kanal i madh i shikueshmërish dhe aty jemi ne rregull aty e posedoj edhe kanalin tim personal “Vedat Bajrami” dhe besoj qe shumë shpejt do filloj me postime te nivelit komedi dhe te jem afër publikut me gjera aktuale e interesante.

10.Përtej humorit, çfarë pasionesh të tjera keni?

10.Kam pasion sportin natyrën e dua shenjëtarin me arme profesionale dhe po ja u tregoj qe jam një super shejtar me arme te shkurta.

11.Nëse nuk do të ishit aktor, çfarë do të bënit si profesion?

11. Nëse nuk do isha aktor ndoshta do isha ushtarak apo Polic.

12.Cilat janë planet tuaja për projekte të ardhshme?

12. Seriali i ri në Zvicër ‘Te Berberi’ qe për momentin janë katër episode ne SRF Comedy ne Youtube mund ti shikoni kurse katër tjera do te dalin mbas vitit te ri janar 2025 dhe shpresoj te vazhdoj ketë treg evropian si aktor.

13.Si ndikon humori në jetën tuaj personale dhe në marrëdhëniet me të tjerët?

13. Për krejt këto vite karrierë njerëzit me njohin me kanë takuar tash me jetoj ne çdo familje shqiptare dhe kënaqësia e madhe është qe un ndihem pjesë e familjes tyre dhe kjo ndjenje me bën te veçantë.

14.A keni ndonjë ritual apo përgatitje të veçantë para se të dilni në skenë?

14. Mbështetem tek Zoti i madh dhe lutem për një ecuri te mbarë.

15.Si e përballoni presionin e pritshmërive të publikut për të qenë gjithmonë qesharak?

15. E thash qe ata jetojnë me ty dhe kërkesa gjithmonë është te shohin te buzëqeshur ashtu si te njohin por jeta ka edhe sfida.

 16. A po e shikoni “Big Brother Kosova”, nëse po, cili është banori juaj i preferuar, nëse jo, pse?

16. Për besë nuk e shikoj. Ky kontent është i zbuluar para shumë vitesh ne bote si model edukimi dhe zhvillimi por tash me ky nivel edukimi nuk ekziston ne ketë lloj formati por sot gjithçka po krijohet për një qellim shikueshmërie dhe përfitimi pa e analizuar demet dhe shkatërrimin e shoqërisë. 

17. Si e komentoni pritjen e publikut për serialin që keni shfaqur në Basel?

17. Është një super suport dhe pritje nga gjithë viset shqiptare kudo qe jetojnë i dua shumë diaspora shqiptare me fuqinë e saj me ka përkrah shumë sepse fal tyre unë e bëra ketë sukses ne Zvicër  gjithashtu Zvicra e priti mrekullueshëm ketë serial te ri dhe për këto 10 dite shikueshmërie e tregoj rekordin dhe dashurinë për ketë serial.

18.  A ka qenë përvoja ashtu siç e keni pritur dhe a cilat ishin sfidat më të mëdha gjatë përformancës?

18. Nuk ishte e lehtë te xhirosh një serial ne Zvicër i vetëm unë nga Kosova dua ta përshëndes producenti kolegu miku im Florim Brajshori dhe Kamermani Latif Hasolli qe bashkërisht punuam gati 3 vite për te hyrë fuqishem ne ketë projekt bashk me televizionin e madh Zviceran SRF por fati puna e mirëfilltë eksperienca shkoj gjithçka fenomenal dhe ishte përvojë interesante./Indeksonline/