EKSKLUZIVE: Vedati i “Stupcave” në Bazel për…
Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami është parë të dielën në Zvicër.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aktori i “Stupcave” ka udhëtuar drejt vendit helvetik, për qenë afër talentit kosovar Edon Zhegrova, i cili do të prezantohet së shpejti te Bazeli.
19 vjeçari u largua nga skuadra Genk pasi nuk gjeti hapësirë të mjaftueshme për të luajtur.
Ishte pikërisht Vedat Bajrami ai që ia mundësoi kalimin në Belgjikë nga Prishtina, kur Zhegrova ishte 14 vjeç. /Indeksonline/
