15:16 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Vëllau i Xherdan Shaqirit vjen në Prishtinë për Florent Hadërgjonajn

Vëllau i Xherdan Shaqirit, Erdini së bashku me menaxherin Gëzim Ibrahimi janë parë duke pirë kafe të hënën në Prishtinë. Erdini që dikur ka qenë futbollist, tani ka një kompani që merret me trasferimin e futbollistëve. Ai përveç që është menaxher i yllit të Liverpoolit, Xherdan Shaqirit, të njejtën detyrë e kryen edhe për mbrojtësin e Huddersfieldit, Florent Hadërgjonaj.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që presidenti i FFK-së Agim Ademi ka zhvilluar takim me Shaqirin, për të finalizuar detajet rreth ardhjes së Florent Hadërgjonaj te Kosova.

Ndërsa Gëzim Ibrahimi, që poashtu punon si menaxher në kompaninë Footuro, ka ardhur për të diskutuar rreth prurjeve të reja te “Dardanët”.

Të dy pritet të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë – Bullgari. /Indeksonline/