Ekskluzive: Vëllaznimi me ultimatum për Ismet Munishin
Ismet Munishi ishte emëruar trajner i Vëllaznimit në nëntor të vitit 2018, menjëherë pas fitores 4-1 kundër Istogut. Por gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për Munishin te ekipi gjakovar në synimin për tu rikthyer në Superligë.
44 vjeçari e ka drejtuar Vëllaznimin në 3 ndeshje në Ligën e Parë dhe ka regjistruar, 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Skuadra gjakovare sot luan kundër Dukagjinit nga ora 13:00.
Indeksonline merr vesh prej burimeve brenda Vëllaznimit, që drejtuesit i kanë dhënë ultimatum Munishit që në rast të barazimit apo humbjes do të shkëpusin bashkëpunimin me trajnerin nga Prishtina.
Vëllaznimi aktualisht është në vendin e 5-të në Ligën e Parë me 33 pikë, 5 më pak se Besa që është në vendin e dytë i cili siguron pjesëmarrje në Superligë. /Indeksonline/