75 Mall Live Search
13:21 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ekskluzive: Vendimi për Istog shkon në Gjykatën Supreme

Gani Dreshaj do ta dërgoi në Gjykatën Supreme vendimin e PZAP për vendimin që Istogu të shkoi në rivotim.

Në një intervistë për Indeksonline, Dreshaj ka thënë se ky vendim është skandaloz dhe se shpreh bindjen se Gjykata Supreme do ta anuloi.

“Do të ankimoj vendimin e PZAP. në Gjykatën Supreme. Është një vendim mjaft kontravrez pasi që të njëjtat lista u pranuan në zgjedhjet kur LDK doli e para. Madje me këto lista janë punësuar tre asambleiste serbë në Kuvendin Komunal të Istogut” ka thënë Gani Dreshaj.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se ky vendim i PZAP mund të ndryshoj nëse Gjykata Supreme e hedh poshtë./Indeksonline/