75 Mall Live Search
16:57 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Veseli mbledh nesër kryesinë e Kuvendit lidhur me seancën e 26 dhjetorit

Kadri Veseli ka thirrur mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për ditën e nesërme.

Mbledhja do të zhvillohet nga ora 11:00 në sallën C 301, në objektin e Parlamentit të Kosovës.

Si pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje është përgatitja për seancën konstituive të Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje do të mbahet pak ditë para zhvillimit të seancës së parë të legjislaturë së re të Kuvendit të Kosovës, raporton Indeksonline.

Seanca e parë mbahet më 26 dhjetor dhe u thirr ditë më parë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi./Indeksonline/