Ekskluzive: Vetëm 22 klube i kanë plotësuar kriteret e plota për licencim, 90 ditë afat për klubet tjera!

Federata e Futbollit të Kosovës edhe zyrtarisht sot është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
IndeksOnline ka siguruar dokumentin ku thuhet se vetëm 22 i kanë plotësuar kriteret për licencim dhe mund të shfrytëzojnë të drejtën e sponzorizimit.
Sipas dokumentit klubet kanë afat 90 ditë për të plotësuar kushtet e tjera.
Lidhjet Rajonale do të funksionojnë si OJQ, dhe nëse klubet nuk i përmbushin detyrimet brenda 90 ditëve, FFK-ja do të përjashtojë ato klube si dhe FFK-së, do ti revokohet licencimi.
IndeksOnline gjatë ditës ka raportuar se licencimi i FFK-së do të ndodh sot, pasi ka marrë dritën jeshile nga Ministri, Hajrullah Çeku./IndeksOnline/
Më poshtë mund ta shikoni dokumentin e plotë nga MKRS-ja për licencimin e FFK-së.




