75 Mall Live Search
19:21 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Viktor Kuka nënshkruan me gjigantin e Superligës së Kosovës

Mbrojtësi i njohur kosovar, Viktor Kuka nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e klubit të Feronikelit.

Kuka për Indeksonline ka konfirmuar se tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin nga Drenasi.

Ai tha se e falënderon trajnerin, Afrim Tovërlani për mundësinë e dhënë që të luaj tek Nikli.

Kukas së fundmi luajti për ekipin e Ferizajt dhe pati paraqitje tejet të mira.

Në vitet e fundit, Viktor Kuka ka qenë ndër mbrojtësit më të spikatur në Superligën e Kosovës./Indeksonline/