Ekskluzive: Vojvoda flet për ndeshjen me Arsenalin, e quan më të rëndësishmen me klube deri tash
Mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda sonte do të luaj me Standardin e Lieget ndeshje në Europa League kundër Arsenalit. Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline ai ka thënë se synimi i ekipit të tij është që të dalë me 3 pikë nga Emirates Stadium.
“Sonte kemi ardh në Londër për t’i marrë tre pikë, nuk kemi ardh vetëm për tu mbrojtur por për ta luajtur lojën tonë si dimë. Kemi tregu në ndeshjen e parë kundër Vitoria Guimaraes që jemi shumë stabil dhe shpresojmë që edhe kundër Arsenalit të vazhdojmë njejtë. deklaroi Vojvoda për Indeksonline.
Sfidën me Arsenalin, 24 vjeçari e quan më të rëndësishmen deri tani në karrierë me klube.
“Për mua është loja më e rëndësishme deri tani me klube. Megjithatë unë pres që të zhvilloj shumë ndeshje të mëdha në karrierë sepse synimet e mia janë të luaj në Ligën e Kampionëve” u shpreh Vojvoda.
Ndeshja Arsenal – Standard Liege zhvillohet sonte nga ora 21:00 në Londër. “Topçinjtë” janë në vendin e parë me 3 pikë, aq sa ka edhe Standardi. Në këtë grup bëjnë pjesë Frankfurti dhe Vitoria Guimaraes në javën e parë nuk kanë fituar asnjë pikë.
/Indeksonline/