Ekskluzive: Vojvoda tregon se cilat skuadra i refuzoi për të nënshkruar me Standardin
Mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda të hënën është prezantuar zyrtarisht te Standardi i Lieget. Ai ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me ekipin belg. Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, 24 vjeçari tregoi pse ka zgjedhur të luaj për Standardin.
“Është klubi më i madh në Belgjikë. Pata qef mu kthy edhe afër familjës pasi në atë qytet banojnë. Vitin e ardhshëm do të luajmë në Europa League dhe këto kanë bërë që të zgjidhja Standardin” deklaroi Vojvoda.
Ai tregoi se cilat skuadra kanë bërë ofertë për të siguruar shërbimet e tij.
“Kam pasë ofertë nga skuadra e Arbër Zenelit, Reims, nga Genti në Belgjikë. Në dhjetor kam pas poashtu një ofertë nga Beshiktashi në Turqi” theksoi Vojvoda për Indeksonline.
Mbrojtësi nga Skenderaji, aktualisht po qëndron me pushime në Kosovë ndërsa pas pak ditësh do të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës. /Indeksonline/