75 Mall Live Search
03:51 / E Premte, 16 Shtator 2022 / Gj. Sh

Ekskluzive: Zëdhënësi i Ballkanit jep detaje për problemin me Aeroplanin gjatë kthimit në Prishtinë

Skuadra e Ballkanit gjatë kthimit në Prishtinë, ka pasur një problem i cili shumë leht ka mundur të shëndrrohet në tragjedi.

Aeroplani i cili ishte duke fluturuar drejt Prishtinës, është detyruar të kthehet përsëri në Pragë, pasi është plasaritur dritarja e pilotit, transmeton IndeksOnline.

Rreth kësaj ngjarje për IndeksOnline ka folur edhe zëdhënësi i Ballkanit, Jetullah Kuqi.

Ai ka thënë se gjendja e lojtarëve dhe stafit është e mirë, ndërsa edhe pse ora është gati 4 e mëngjesit, i gjithë ekuipazhi ndodhet ende në aeroportin e Pragës dhe nuk dihet kur do të nisen drejt Prishtinës.

“Gjendja e lojtareve dhe stafit eshte e mire. Per momentin jemi ne Airportin e Prages, ende nuk kemi informat kur kemi me u kthy.”, ka deklaruar Kuqi./IndeksOnline/