75 Mall Live Search
12:33 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / S Z

Ekskluzive: Kush janë kusherinjtë që u futën në sherr në Gjakovë, emri i viktimës dhe dorasit

Një person është plagosur më armë zjarri mëngjesin e sotëm, në fshatin Brekoc të Gjakovës. Viktima është dërguar për trajtim në spitalin e Gjakovës, ndërsa  i dyshuari tashmë është arrestuar.

I dyshuari dhe viktima, janë kusherinjë mes vete.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i plagosuri është Gjon Zef Berisha. Ndërsa i dyshuari i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, është Paz Berisha.

Indeksonline mëson se incidenti i cili për pasojë la të plagosur një person, ka ndodhur si pasojë e problemeve pronësore./Indeksonline/