16:15 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ekskluzive: Nuk ka rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren (Dokument)

Gjykata Supreme e Kosovës e ka pranuar anekesën e Subjektit Politik, Vetëvendosje lidhur me mosrinumërimin e votave në Prishtinë e Prizren.

Sipas dokumentit të siguruar nga Indeksonline, janë pranuara të bazuara ankesat e VV-së duke anuluar kështu vendimit e PZAP-it, shkruan Indeksonline.

“Pranohet si e bazuar ankesa e subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje me seli në Prishtinë, dega në Komunën e Prizrenit, si dhe ndryshohet vendimi i Panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa, datë 22.11.2017 vetëm sa i përket vendimi marrjes përkitazi me ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, ashtu që refuzohet si e pabazuar ankesa e PDK-së, nr.1108 datë 20.11.2017 me të cilën është kërkuar rinumërimi i të gjitha votave për kryetar komunë, në vendvotime në Komunën e Prizrenit” thuhet në dokument, shkruan Indeksonline.