Eksluzive: Albin Kurti nesër ftohet nga Presidenti Thaçi për dekretimin e mandatarit të qeverisë
Gjatë të ditës së nesërme, pritet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, të njoftohet nga presidenti Thaçi për afatin kushtetues të dekretimit për mandatarin e ri të Qeverisë së Kosovës.
Burime të IndeksOnline, mësojnë se nesër lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të ftohet nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për t’u njoftuar për dekretimin e mandatarit të ri të Qeverisë.
Kujtojmë se sot është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, me 110 deputetë në krye me kryeparlamentarin e ri, Glauk Konjufcën dhe tre nënkryetarët, Memli Krasnqi, Arbërie Nagavci dhe Kujtim Shala. /IndeksOnline/