15:19 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Eksluzive: Albin Tahiri flet nga Korea e Jugut, ndihem krenar për bartjen e flamurit

Ekipi olimpik i Kosovës ka defiluar në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike dimërore ‘PyeongChang 2018’ që fillojë në Korenë e Jugut.

Ekipi i Kosovës përbëhej nga pesë persona zyrtar, ku vetëm njëri nga ta ishte garues, Albin Tahiri, i cili ishte bajraktar me flamurin në dorë.

Albin Tahiri është sportisti apo skitari i vetëm që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Në një prononcim të shkurtër për IndeksOnline, Tahiri ka treguar këtë përvojë fantastike si përfaqësues i vetëm i Kosovës në ‘Lojërat Olimpikë Dimërore.

Këto janë fjalët e tij:

“Ndihem i ngazëllyer, ishte shumë mirë, sidomos bartja e flamurit ishte diçka fantastike dhe poashtu e gjithë kjo ceremoni ishte mjaf e bukur, ndihem shumë krenar dhe shpresoj që edhe ju të jeni krenarë me mua” /IndeksOnline/