16:18 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Lëndohet skijatorja Era Shala, s’do të paraqitet në lojërat olimpike dimërore

Lajme të këqija kanë ardhur për Kosovën kjo pasi që skijatorja, Era Shala gjatë ditës së sotme është lënduar.

Këta e ka bërë të ditur për IndeksOnline kryetari i Federatës së Skijatorëv, Milaim Klemendi i cili tha se deri më sot çdo gjë ishte duke shkuar mirë mirëpo sot është lënduar garuesja Era Shala.

“Deri më sot kanë qenë mirë mirëpo për fat të keq sot garuesja jonë Era Shala është lënduar dhe nuk do të jetë pjesë e garave në vijim”.

Kurse për garuesin tjetër tha se shpresojnë që do ta përfaqësojë Kosovën denjësisht.

Era Shala dhe Drin Kokaj ishin garuesit e vetëm që kanë marrë pjesë në këto gara./Indeksonline/.