Ekspertët e “Fifth Gear” thonë se dizajnerët e BMW X7 duhet të shkarkohen nga puna
Fifth Gear vazhdon të bëjë atë që di më së miri: testimin e makinave. Dhe një nga automjetet më të fundit që mbërriti në duart e tyre ishte BMW X7.
Automjeti më i madh i ndërmarrjes bavareze i prodhuar ndonjëherë, ka një çmim rreth 85.000 euro.

Ndërsa performanca dhe cilësia e ndërtimit janë të vështira për t’u mohuar, aspektet e tjera nuk u pëlqyen nga ekipi i Fifth Gear.
Fillimisht, Jonny Smith e quajti atë “një model i keq photoshop-i i bërë në të vërtetë”, duke thënë se ekipi i dizajnerëve të BMW duhet të pushohen nga puna.
Vicky Butler-Henderson po ashtu nuk u mahnit nga rehatia në vendet e pasme, ose më mirë tha mungesa që ka. Ndërsa Jason Plato tha në një moment se ai dëshiron një model të tillë, pasi dëgjoi për performancën.
Për më shumë detaje shiko videon në vazhdim. /IndeksOnline/