15:22 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / indeksADMonline

Ekspertët: Marrëdhënia seksuale spontane sjell më shumë kënaqësi

Një studim i fundit ka gjetur se shumica e njerëzve besojnë se seksi sjell më shumë kënaqësi kur ndodh sesa kur është planifikuar para kohe.

Sipas ekspertëve, spontaniteti në një marrëdhënie seksuale mund të sinjalizojë më shumë pasion.

Ndërkaq, çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë e që presin që të dy partnerët të kenë një shpërthim të njëkohshëm të dëshirës në mënyrë që të ndodhë marrëdhënia seksuale, rrallë mund të përfshihen në seks.

Planifikimi mund të jetë thelbësor që seksi të ndodhë mes shumë angazhimesh, si dhe ky planifikim mund t’i ndihmojë njerëzit të përgatiten në aspekte të ndryshme që mund të përmirësojnë marrëdhënien.