Ekspertët paralajmërojnë: Frutat dhe perimet e ngrira mund të jenë më të shëndshmet
Ne na thuhet gjithmonë se një nga mënyrat më të mira për të qëndruar shëndetshëm është ta hani shumë fruta dhe perime të freskëta.
Por testet kanë treguar se frutat e freksëta janë më të mira, nuk mund të jetë e vërtetë, dhe se frutat dhe perimet e ngrira ose të konservuara janë po aq të ushqyese.
Shkencëtarët shqyrtuan nivelet e vitaminës C në disa perime dhe fruta- dhe gjetën pak ndryshim në mes të atyre të freskëta dhe të ngrira.
Në disa raste, varitetet e ngrira në fakt përmbanin nivele më të larta të vitaminës.
Nga të gjitha rastet, mjedrat dhe bizelet e ngrira kishin nivele më të larta të vitaminës se sa ato të freskëta.
Nuk kishte pothuajse asnjë ndryshim në mes të ananasit të ngrirë dhe të freskët sa i përket vlerës së vitaminave. Ky ishte edhe rasti me karrota.
Arsyeja e rezultateve është se shpesh prodhimet e freskëta janë transportuar në distanca të gjata dhe janë lënë rreth magazinave dhe në rafte supermarketi për periudha të gjata.
Në disa raste, me sa duket mollët dhe patatet e freskëta mund të ishin korrur për një vit më parë dhe më pas mbaheshin në frigoriferë me oksigjen të ulët për të ndaluar në mënyrë efektive procesin e pjekjes dhe prishjes.
Mikronutrientët që gjenden në fruta dhe perime, kur ato janë të freskëta gradualisht degradojnë nëse qëndrojnë gjatë. Por, kur prodhimi i njëjtë ngrihet ose konservohet shpejt, këto vitamina dhe minerale të dobishme mund të ruhen shumë mirë./Indeksonline/