22:20 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ekspertët paralajmërojnë: Ngjyra e flokëve rrit rrezikun e kancerit të gjirit!

Përdorimi i hershëm i ngjyrës për flokë rrit rrezikun e kancerit të gjirit me 8%, paralajmërojnë ekspertët.

Studiuesit rekomandojnë të mos përdoren produkte të tilla, pasi që çdo herëe më shumë janë të rrezikuar nga sëmundja e kancerit, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.

Ky përfundim vjen pas një studimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, në SHBA, i cili analizoi kujdesin e flokëve te 46.709 grave dhe i kontrolloi ato për një dekadë.

Ata zbuluan se ato që kishin përdorur ngjyra të përhershme vitin e kaluar kishin 9 përqind më të predispozuar të zhvillonin tumore të gjirit sesa ato që nuk kanë përdorur ngjyra.

Të gjitha gratë që ngjyrosen flokët e tyre të paktën çdo tetë javë kishin 30 përqind më shumë të ngjarë të vuanin.

Udhëheqësi i studimit, Dr Alexandra Ëhite tha: “Studiuesit kanë studiuar lidhjen e mundshme midis ngjyrosjes së flokëve dhe kancerit për një kohë të gjatë, por rezultatet kanë qenë jo konsistente. Në studimin tonë, ne shohim një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit të lidhur me përdorimin e ngjyrave të flokëve, dhe efekti është më i fortë te gratë afrikano-amerikane, veçanërisht ato që janë përdorues të shpeshtë.”. /Indeksonline/